1. Vështrim i Përgjithshëm

    Reformë me ndikim të gjerë

    Qeveria shqiptare do të zhvillojë dhe do të zbatojë Reformën Administrativo-Territoriale për të fuqizuar njësitë e qeverisjes vendore duke rritur kapacitetin e tyre për të ofruar shërbime të një cilësie të lartë për qytetarët dhe duke rritur efiçencën e menaxhimit të burimeve të kësaj qeverisjeje. Qeveria do hartojë dhe do ta vërë në zbatim Reformën para zgjedhjeve vendore në vitin 2015.

  2. Objektivi 1: Përmirësimi i Shërbimeve

    Objektivi 1: Përmirësimi i shërbimeve
    për qytetarët në nivel vendor

    Reforma Administrativo-Territoriale do të çojë në rritjen e efiçencës administrative, profesionale dhe teknike të qeverisjes vendore për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët dhe në përmirësimin e aftësisë së tyre për të vënë punonjës të aftë në shërbim të publikut.

  3. Objektivi 2: Rritja e efiçencës dhe mirëqeverisjes

    Objektivi 2: Rritja e efiçencës
    dhe mirëqeverisjes në nivel vendor

    Reforma Administrativo -Teritoriale do të çojë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve publike më efiçente nga qeveritë vendore; mbledhjen më efektive të taksave dhe tatimeve nga to; mundësi më të mira për të promovuar zhvillimin ekonomik lokal dhe shmangien e politikave që pengojnë zhvillimin e komuniteteve fqinje.

  4. Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore

    Objektivi 3: Fuqizimi i qeverisjes vendore,
    qytetarëve dhe komuniteteve

    Reforma Administrativo-Territoriale do të fuqizojë qeverisjen vendore përmes decentralizimit të më shumë funksioneve dhe kompetencave dhe alokimit të më shumë fondeve publike. E organizuar në njësi më të mëdha, qeverisja vendore do të ketë më shumë mundësi për të marrë pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar, për të tërhequr më shumë fonde nga BE dhe donatorë të tjerë, për të negociuar me qeverinë qendrore dhe për bashkëpunim më të gjerë mes bashkive e komunave.

  5. Palët e interesuara

    Një reformë gjithëpërfshirëse

    Qeveria shqiptare do të zhvillojë dhe do të përkrahë një platformë për bashkëpunim të ngushtë dhe kuptimplotë mes të gjithë palëve të interesuara për Reformën Administrative-Territoriale. Kjo përfshin anëtarë të Parlamentit nga i gjithë spektri politik, partitë politike, institucionet e qeverisjes qendrore dhe agjensive të pavarura, përfaqësues të qeverisë vendore, komuniteteve, shoqërisë civile, sektorit privat, medias, si dhe organizatat dhe programet ndërkombëtare.

reformaterritoriale.al

HARTA - 61 BASHKI


61 bashki


 facebooklogo     youtubelogo

Kontakt


Sekretariati teknik


Z. Enea Hoti
Tel:   +355 42 277561

Znj. Vasilika Tuni            
Tel:   +355 42 277382

Adresa:
Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Tiranë, Shqipëri

Email: info@reformaterritoriale.al