Mbledhja e Këshillit Drejtues të Projektit STAR2.

U zhvillua të enjten mbledhja e Komitetit Drejtues të Projektit STAR2. Takimi drejtohej nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z.Eduard Shalsi dhe kishte për qëllim diskutimin dhe prezantimin e raportit fillestar të detajuar të projektit tek grupi i donatorëve që mbështesin STAR2, Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, Qeveria e SHBA, UNDP, Qeveria Shqiptare.

Projekti STAR2-Mbështjetje për Reformën Administrative Territoriale

Që prej shtatorit të 2013 Qeveria e Shqipërisë nisi zbatimin e reformës administrative-territoriale që me qëlllim rioorganizimin e njësive të qeverisjes vendore. Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Ndarja e re territoriale i dha fund fragmentimit të skajshëm administrativ të vendit, duke reduktuar numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 384 në 61 bashki. Ligji hyri në fuqi pas zgjedhjeve që u mbajtën në qershor 2015  dhe që atëherë qeverisja vendore në Shqipëri funksionon me 61 bashki, që kanë përgjegjësinë dhe sfidën e menaxhimit të çështjeve në nivel lokal. Ky proces gëzon mbështetjen e projektit STAR.